Arianit Beqiri aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga policia gjatë kohës sa po mbahej seanca gjyqësore ndaj katër aktivitstëve të VV-së nën akuzat për terrorizëm. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për informim i kësaj partie, Shkodran Hoti.
“Policia ka arrestuar aktivistin Arianit Beqiri, i cili ishte prezent me ekipin e mediave të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën gjyqësore ndaj katër aktivistëve. Arrestimi tij ka ndodhur teksa po merrte pamje nga seanca gjyqësore. Veprimet e tilla të policsë së Kosovës e paraqesin kontributin që ajo po jep në padrejtësinë që po zhvillohet ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Mostransparenca e organeve të drejtësisë nuk mund ta mbulojë këtë padrejtësi që po iu bëhet këtyre aktivistëve”, thotë Hoti. /tesheshi.com/