Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të rënda të kohëve të fundit ndaj tij, pjesë e ligjërimit të ashpër të kreut demokrat Basha, ku akuzohet rëndom dhe papushim se “mbush xhepat”.
Shefi i qeverisë e ka bërë këtë gjatë një replike në rrjete e jo direkt duke iu përgjigjur Bashës, gjithsesi duke i kthyer një komentuesi me emrin Lulzim, i cili i drejtohet me këto fjalë:
“Nuk ka politikan që nuk vjedhin, por unë mendoj se ti ke punuar më shumë nga të gjithë”.
Vjen më pas reagimi i Ramës, duke i thënë: “Ti më merr të keqen mua, se unë s’jam politikan ashtu siç kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!”. /tesheshi.com/