Presidenti rus Vladimir Putin nderoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan me akullore ndërsa po merrnin pjesë në Shfaqjen Ndërkombëtare Ajrore të Moskës (MAKS 2019) të martën.
Ata vendosën të relaksohen në një moment dhe iu drejtuan një pikëshitjeje akulloreje në aeroportin ndërkombëtar “Zhukovsky”.
Një moment, mes tyre pati një dialog në lidhje me atë se kush do paguante, një pyetje nga ana e Erdoganit.
“Sigurisht që unë do të paguaj”, u përgjigj udhëheqësi rus, “ti je mysafiri ynë në fund të fundit”.
Putini i dorëzoi gruas 5,000 rubla për akulloret, ku skena u shoqërua me të qeshurat e zyrtarëve rretherrotull.
Akullorja “MAKS” po bëhet një lloj tradite e Putinit, duke e praktikuar blerjen e saj edhe në vitin 2017.
Përdorimi rus i akullores si një armë e fshehtë diplomatike nuk është saktësisht një taktikë e re. Në fillim të kësaj vere, Presidenti Putin i dhuroi një kuti me akullore ruse Presidentit Xi Jinping për ditëlindjen e tij. Xi dikur rrëfeu dashurinë e tij për ëmbëlsirat ruse, duke u thënë mediave në vitin 2016 se ai i kërkonte ato sa herë që e vizitonin, shkruan portali Logicno. /tesheshi.com/