Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë kërkim të balancimit të interesave politike, kombëtare dhe gjeografike, dhe kjo shihet edhe në zgjedhjet e udhëheqjes së re të bllokut. Por vendet ish-komuniste brenda dhe jashtë kufijve të Evropës duket se kanë marrë vetëm “trastën e lypësit”. Ky është mendimi i liderëve që po ndjekin samitin e Poznanit në Poloni.
Ndërsa anëtarët më të mëdhenj të BE-së ndihmuan në futjen në funskion të planeve të Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për Evropën Lindore, nuk pati asgjë që uli rrezikun e konfliktit dhe zhgënjimit për qeveritë e shumta, nga Polonia në Kosovë.
Marrëveshja u shua, për më tepër, që nuk u pa asnjë përfaqësues i tyre në ndonjë pozicion të lartë. Emërimi i Ursula von der Leyen për të udhëhequr Komisionin Europian Pas Jan Cloude Junckerit, si dhe i kryeministrit belg Charles Michel për drejtuar Këshillin Europian, duke zëvendësuar Donald Tusk-un e Polonisë, u jep pozita të pushtetit atyre që janë pro vlerave demokratike, për dallim nga Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke që po përzënë refugjatët nga kufijtë e tyre.
“Europa Lindore, duke mos marrë ndonjë nga postet kryesore, po dënohet për sjelljen e saj të egër”, tha të mërkurën Zarko Puhovski, profesor i shkencave politike në Universitetin e Zagrebit. “Në periudhën e ardhshme, Evropa Lindore do të jetë në ligën e dytë të bllokut, duke përfshirë edhe ato vende lindore që janë sjellë mirë”.
Kishte lajme të tjera të këqija për gjashtë shtetet e Evropës juglindore që kërkonin të bashkoheshin me bllokun më të madh tregtar në botë, para se të mbërrinin në Poznan.
Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë shprehur shumë frustrime gjatë progresit të ngadalshëm drejt anëtarësimit. Për ta, çdo shpresë u shkel me të dyja këmbët nga Macron, i cili tha se nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm pa “reforma të thella” në BE, brenda për brenda.
Por për Hungarinë, kreu i kampit “joliberal” dhe Poloninë, si shteti më i madh i BE-së lindor, Von der Leyen nuk është aq e mirëpritur. Për fillim, emërimi i saj i jep më shumë pushtet Gjermanisë, për të cilën ata thonë se tashmë ka shumë ndikim.
Ajo gjithashtu nxiti zemërim në Varshavë në vitin 2017 pasi kishte mbështetur protestuesit antiqeveritarë. Ajo përkrahi lëvizjet që kërkonin rishikimin e gjykatave dhe lëvizjet e tjera që e çonin vendin në “drejtim të autokracisë”, siç thonin ata.
“Është një kthesë mjaft e keqe për Poloninë dhe Hungarinë”, tha Marcin Zaborowski, një bashkëpunëtor i lartë në Visegrad Insight, një think-tank nga Evropa Lindore. “Von der Leyen ka qëndruar e vendosur në anën e sundimit të ligjit e jo në anën e autokracisë në tendencë”, tha Zaborowski në një debat që çeli samitin e Poznanit.
Por Charles Michel, i cili është caktuar për të udhëhequr Këshillin Evropian, ka kritikuar gjithashtu erozionin e kontrolleve demokratike te anëtarët e BE-së.
Vitin e kaluar, ai propozoi krijimin e një mekanizmi të rishikimit të institucioneve për sundimin e ligjit, në të cilin anëtarët e BE do t’i “nënshtrohen vetingut nga shtetet e tjera anëtare”, një ide që Polonia dhe Hungaria e kundërshtojnë.
Të propozuarit, gjithashtu nuk kanë gjasa të sjellin ndonjë përparim të papritur në ritmin e ngadalshëm të kyqjes në bllok.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave në tetor, pasi anëtarët hodhën poshtë një rekomandim të Komisionit për t’i filluar ato muajin e kaluar.
“Këto vende kanë dhënë reforma”, tha Hahn. “Ne si Bashkimi Europian tani duhet të formësojmë angazhimin tonë”.
Çdo vonesë në progres mund të zvogëlojë stimujt e aspiratës së anëtarësimit për të trajtuar reformat ekonomike, politike dhe sociale të kërkuara nga BE për hyrje.
Sipas Hahn, ajo mund të lejojë fuqitë e tjera globale, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën që të ushtrojnë ndikim në rajonin më të paqëndrueshëm të Evropës.
“Kjo do të ndihmonte konkurrentët gjeopolitikë të vendoseshin në pragun e Evropës”, tha ai në Poznan.
Emërimi i ministrit të Jashtëm spanjoll Josep Borrell si shefi i Politikës së Jashtme të BE-së mund të komplikojë mjaft negociatat.
Borrelli është një kundërshtar i ashpër i lëvizjeve separatiste dhe vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kombi ballkanik po kërkon statusin e kandidatit për të filluar bisedimet e hyrjes, për të cilat ajo ka nevojë për të përmirësuar lidhjet me Serbinë.
Negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli për t’i dhënë fund armiqve të tyre kanë stopuar vitin e kaluar./tesheshi.com/