Për dallim nga partitë tjera politike ku tre njerëzit më të rëndësishëm në parti si: kryetari, nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm që paraprakisht e kanë siguruar vetveten si bartës në listat zgjedhore, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Arben Taravari ka mahnitur opinionin e brendshëm me deklaratën e tij të fundit se ai do të jetë si kandidat për deputet, por jo si bartës, por si i fundit, gjegjësisht i 20-ti në listë.
Këtë, siç thotë Taravari, e ka bërë vetëm që të ndryshojë perceptimin e djalit të tij, se me përfshirjen në politikë nuk do të bëhet hajdut.
“Kur u kyça në politikë, djali më tha: babi pse ke hy të bëhesh hajdut ky është perceptimi i të rinjve për politikanët. Ndryshimin ta fillojmë ne me shembuj prej vetes. Unë do të jem nr. 20 në listën e kandidatëve për deputetë”, deklaroi dr.Arben Taravari në emisionin Rruga Drejt.
Krasniqi – /tesheshi.com/