Prifti i njohur Dom Gjergj Meta nuk është dakort me gjestin e Shkodran Mustafës, i cili ka refuzuar që të flasë në një konferencë për shtyp duke patur afër mbi tavolinë një shishe birre; gjest ky në emër të parimeve të besimit. Mustafa e konsiderohen veten mysliman dhe sipas rregullave islame, ndalohet jo vetëm konsumi i pijeve alkolike, por dhe pozita të ndryshme që mund të shërbejnë për promovimin e tyre.
Dhe ky nuk është rasti i parë. Edhe më herët, futbollistë të besimit islam nuk kanë pranuar të veshin fanella me reklamë pijesh alkolike, edhe pse kjo u ka sjellë kokëçarje të shumta në karrierë. Por Dom Gjergj Meta e ka parë ndryshe aktin e Musfatës, duke i kushtuar një koment të shkurtër në faqen e tij në FB:
“Birra nuk te shtin ne mekat pse qendron mbi tavoline, por kur e merr dhe e pin e pastaj ka edhe birre pa alkol thone … smile emoticon
Keshtu i bie me u zhduk te gjitha femrat nga qarkullimi ne Durres, sepse jam une prift..”.
Megjithatë, ky mund jetë një debat teologësh dhe njerëzish të përgatitur në fushën e besimeve, posaçërisht parimeve dhe rregullave përkatëse.
Ajo që vret më shumë në të tilla raste janë komentet poshtë statusin të Dom Gjergjit, ku Mustafi degdiset virtualisht në Afganistan ose në gjirin e ISIS-it, për shkak të gjestit të tij. /tesheshi.com/