Pa ngjarjeve terroriste të ndodhura gjatë kohëve të fundit në Francë, myslimanët që jetojnë në këtë qytet kanë bërë një akt qytetarie dhe vëllazërie. Një grup myslimanësh janë mbledhur jashtë kishës në Lens të Francës, për të mbrojtur besimtarët e krishterë, të cilët festonin Krishtlindjet.
“Ne jetojmë së bashku, ne jemi vëllezër”, tha Hachim El Jazouli natën e së enjtes. “Jetojmë të gjithë nën një çati. Nëse ka sulme, të na vrasin të gjithë bashkë”, shton ai.
Vizitorët e qytetit verior francez kanë ngelur të mahnitur nga ky solidaritet i komunitetit mysliman dhe kanë nisur të duartrokasin dhe të brohorasin ndërsa dilnin nga kisha, raporton iTele.
Në prag të Krishtlindjes, qeveria kishte njoftuar rregulla më të rrepta të sigurisë për kishat dhe vendet e adhurimit pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris. Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve u premtoi udhëheqësve fetarë se do të bëjë maksimumin për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë kësaj dite./tesheshi.com/