Tre arinj që ta këpusnin shpirtin kur i shihje brenda një kafazi në afërsi të një restoranti në Karavasta, janë liruar më së fundi duke u dërguar në një azil kafshësh në Greqi.
Ky operacion i rrallë për autoritetet tona, që nuk para u njihet ndonjë traditë përkujdesjeje ndaj kafshëve, u finalizua nga Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Qarku Fier, pas gati 3 muajsh përgatitje dokumentacioni.
Arinjtë janë zënë para disa vitesh nga gjahtarë shqiptarë të zonës dhe u trajtuan në mënyrë të paligjshme, derisa dhe vetë gjahtarët ishin të paligjshëm. Ata u mbajtën në një kafaz pranë një restoranti të njohur në Karavasta, ku vizitorët e e shumtë verënin tek ata trajtimin jo të duhur. /tesheshi.com/