Një aksident tipik prej atyre që t’i je në rregull në timon, por do vjen tjetri nga pas – trap, idiot, i marrë, i dehur, i droguar – e të bën hatanë, ka ndodhur së fundi në aksin Lushnje – Fier, një segment me shumë pak risqe për aksdente, pasi është autostradë me katër korsi vajtje-ardhje dhe me sinjalistikën e nevojshme, sigurisht, nëse kë tru në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz AMG 63, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, është përplasur nga pas me një furgon që transportonte pasagjerë në itinerarin Vlorë–Tiranë, me destinacion aeroportin e Rinasit.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që automjeti AMG 63 të marrë flakë dhe të përfundojë në anën tjetër të kanalit kullues, pasi theu barrierat mbrojtëse. Ndërkohë, furgoni është shtyrë rreth 100 metra larg nga vendi i përplasjes.
Nga aksidenti janë plagosur shtatë persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në kushte spitalore.
Paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku kryesor i përplasjes.
Pra, shoferi e pasagjerët e furgonit, e kanë pësuar prej atyre që ndodheshin në AMG, automjet tipik për gango përgjithësisht trushkulur. Rasti flet vet.
Zoti i ruajt prej tyre ata që janë në timon si njerëz në normalë!