Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Torovicë të Lezhës, ku 3 persona kanë humbur jetën teksa udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.
Shkak i aksidentit ishte një masiv shkëmbor që ra mbi makinë duke e copëtuar gjysmën e saj.
Burimet policore bënë të ditur se viktimat janë identifikuar dhe ato janë: vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi, si dhe bashkëshortja e Edmondit, Aida, e cila ishte shtatzënë.
Policia, është ndihmuar nga ekipet zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë, për shkak se automjeti ishte shtypur nga masivi shkëmbor. /tesheshi.com/