Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në qarkun e Kukësit. Sikundër bën të ditur policia, një automjet tip”Mercedez” ka dalë nga rruga në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës.
“Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. /tesheshi.com/