17 nxënës mbetën të lënduar gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur paraditen e sotme në Drenas. Përplasja e një kamioni dhe një minibuzi që transportonte nxënësit, ka bërë që të lëndohen rreth 20 persona, 15 nga të cilët janë dërguar për trajtim në spital.
Aksidentin e konfirmoi edhe policia e cila saktësoi se “në rrugën e Ferronikelit në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibuzi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”.
Nga të lënduarit, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. /tesheshi.com/