Një trailer që mendohet se ishte i ngarkuar me grurë ukrainas në Portin e Durrësit, mbërritur dy ditë më parë nga vendi në luftë, është aksidentuar në autostradë drejt Tiranës, duke bërë që i gjithë drithi të derdhet në asfal. Si pasojë, automjete në anën e kundërt, pasi sasia është përhapur në katër korsitë, kanë ecur “mbi bukë”.
“Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar. /tesheshi.com/