Kryeministri britanik Boris Johnson u përfshi në një aksident të vogël automobilistik para Ëestminster të mërkurën pasdite, ku një makinë e shoqërimit të ti u përplasur me makinën në të cilën ndodhej. E kjo për shkak të një protestuesi.
Shoferi i Johnson frenoi papritur, pasi një njeri vrapoi para kolonës, por makina pas asaj në të cilën ishte kryeministri britanik nuk reagoi aq shpejt dhe goditi automjetin e Johnsonit, shkruan RT.
Një prej demonstruesve, i cili ka qëndruar për ca kohë para pallatit, e regjistroi momentin në telefonin e tij celular. Për fat të mirë, goditja nuk ishte aq e fortë sa të dëmtonte ndonjë nga pjesëmarrësit. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1273244222385160192