Muajt e verës në Shqipëri karakterizohen nga aksidente të shumta. Vetëm ditën e dielë aksidentet rrugore përgjakën rrugët duke e çuar në 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në Lezhë, Gjirokastër e Fier.
Policia rrugore ka bërë analizën duke dalë në përfundimin se shkaku kryesor shtë lodhja e shoferëve, tejkalimi me shpejtësinë dhe përdorimi i telefonave celularë.
Për të bërë analizën e ngjares, në terren zbriti vetë drejtori i policisë rrugore, i cili ka këtë apel për drejtuesit e mjeteve.
“Qytetarët që udhëtojnë nga jashtë në Shqipëri ose anasjelltas duhet të gjejnë kohë të pushojnë pasi kemi konstatuar shumë aksidente si pasojë e lodhjes. Prezente janë edhe tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i celularit. Për të gjitha këto shkelje në do vijojnë edhe me nënshkrimet”, tha Mitat Tola, drejtori i policisë rrugore.
Tola foli edhe për nevojën e një riorganizimi të punës së policisë rrugore.
“Patrullat tona nuk duhet të jënë statike, duhet të lëvizin në mënyrë që qytetarët të mos mendojnë se sa kaluan një patrullë s’ka më polici dhe të rrisin shpejtësinë, në mënyrë që të jemi sa më prezent në rrugë”, thotë Tola./tesheshi.com/