Kjo e martë e 2 gushtit nisi me një tjetër aksident, ku për pasojë humbën jetën katër të rinj, dy shqiptarë e dy italiaë. Tragjedia rrugore ndodhi në në zonën e Vilunit, në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktimat janë Besmir Kola, 29 vjeç nga Lezha; Giorgio Angelo, 25-vjeç, italian; si dhe Ardenisa Peraj, 21 vjeçë. Ndërsa viktima e katërt, ende nuk është identifikuar.
Ata po udhëtonin më një automjet tip BMV, ku për shkak të shpejtësisë kanë përfunduar në kanalin e një hidrovori në një thellësi 3 metra, ku thuhet se ndodhin shpesh aksidente të rënda me vdekje.
Më këtë aksident të orëve të fundit, rëndohet dhe më tej bilanci tragjik i viktimave nga të shumtat që po ndodhin në këtë mesvere, nëpër rrugët e Shqipërisë, e sidomos në ato me fluks të madh për shkak të sezonit. /tesheshi.com/