Një aksident tragjik u ka marrë jetën 20 turistëve turq, ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Mikrobuzi me të cilin udhëtonin turistët u rrëzua nga një majë e thepisur në Marmaris. Ata ishin nisur për një udhëtim një ditor drejt Marmarisit nga Buca e provincës perëndimore të Izmirit, kur drejtuesi humbi kontrollin e furgonit.
17 persona vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital. Autoritetet lokale thonë se shumica e viktimave ishin gra e fëmijë.
Mikrobusi ka qenë i mbushur me turistë vendas dhe nuk kishte të huaj. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga forcat e policisë, të cilat po shohin si pistë të parë mundësinë e një mosfunksionimi të frenave. /tesheshi.com/