Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën. Në Velganna, 34-vjeçari Fran Marku ka mbetur i vdekur pas një aksidentit të rëndë automobilistik.
Makina, me të cilën po udhëtonte shqiptari ka devijuar nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e fortë, shqiptari ka dalë nga makina duke përfunduar në asfalt, e si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në makinën e tij ishte edhe një fëmijë, por fatmirësisht ai ka shpëtuar. /tesheshi.com/