Deputeti i “fortë” i PDIU-së, Aqif Rakipi i ka marrë jetën një 53-vjeçari pasi e ka përplasur me makinë, dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.
Tashmë pritet se si do reagojë drejtësia ndaj tij, pasi Rakipi, njihet si një ndër të “plotëfuqishmit” politikë të zonës së Peqinit, por dhe në sallonet politike të Tiranës, për shkak të influencave të tij. /tesheshi.com/