Policia e Tiranës ka zbardhur aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Tiranë, ku humbi jetën një shtetas 25 vjeç, drejtues i mjetit tip Fiat që u përplas me një kamion.
Policia bëri të ditur se nga hetimet paraprake rezulton se mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç, i cili ndërroi jetë.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /tesheshi.com/