Katër persona gjetën vdekjen dhe gjashtë u lënduan rëndë, pasi një autobus u përpas me një kamion në autostradën Prishtinë-Nish. Aksidenti ndodhi në rrugën ndërmjet Kurshulmlisë dhe Prokupljes.
Shoferët e të dy automjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë të autobusit Nish Express mbetën pa shenja jete në vendin e ngjarjes, dhe raportet e mediave flasin se automjetet e aksidentura kanë marrë flakë.
Autobusi po vepronte në linjën e rregullt Nish-Kurshumli, dhe kishte tetë udhëtarë.
Gjithsej gjashtë persona u transportuan në Spitalin Prokupac – tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas informatave jozyrtare, autobusi ndryshoi papritur drejtim dhe goditi rimorkion e kamionit. /tesheshi.com/