Fati i madh ka shmangur një tragjedi, kur një autobus humbi kontrollin dhe hyri në dhomën e gjumit të fëmijëve, ky flinin tre sosh nga nga 5 deri në 9 vjeç.
Aksidenti i pazakontë ndodhi në Umraniye të Stambollit.
“Gjithçka ndodhi sot herët në mëngjes, ndërsa ne po flinim. Nga gjumi na zgjoi një zhurmë dhe goditje e fuqishme. Fëmijët u tmerruan nga ajo që kishte ndodhur, por është një fat i madh që askush nuk u dëmtua”, tha Mehmet Dolap, i zoti i shtëpisë dhe babai i tre të vegjëlve, të cilavë vdekja u erdhi aq pranë por pa i zënë. /tesheshi.com/