Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ajo që po “piqet” në Gjermani: çfarë mund të kuptohet nga komentet e Merkelit për Amerikën dhe Britaninë?

by te Sheshi
29/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A

CSU, partia motër e CDU-së së Angela Merkelit, organizoi një tubim elektoral në një tendë në lindje të Mynihut. Gjithçka ishte lokale dhe miqësore: kancelarja mbërriti në ritmet e një serenate dhe iu desh të hapte rrugën midis një turme që të arrinte në podium. Por, fjalimi që ajo mbajti bëri rikoshetë në të gjithë botën.

Duke aluduar për Donald Trump dhe Brexit ajo e përfundoi idenë me fjalët: “Kohët në të cilat ne mbështeteshim krejtësisht tek të tjerët kanë marrë fund, deri në një farë mase, ashtu si unë vetë e përjetova në ditët e fundit”. (referencë ndaj samitit të G7 në Sicili). Me objektiv të matur mirë ajo shtoi: “Ne, europianët duhet vërtet të marrim fatin tonë në duart tona”.

Komentet janë kontroverse për Gjermaninë, ashtu si tregoi edhe duartrokitja e gjatë njëminutëshe që i pasoi ato në Mynih. Nga ky këndvështrim, Amerika e Trump duket shqeto e shëmtuar dhe pothuajse  e paqëndrueshme. “Ne, europianët e kemi fatin tonë në duart tona”, tha Merkel në një fjalin në janar, pas përshkrimit që presidenti i sapozgjedhur amerikan, në atë kohë, i bëri NATO-s, si “e vjetëruar”. Në një moment shplodhjeje me gazetarët në fluturimin pas vizitës në Uashington, në muajin mars, ajo thuhet se shfaqi hapur përbuzjen ndaj Trump.  Ndërkohë, largimi i Britanisë nga BE shihet në Gjermani si një tërheqje e qartë dhe e vajtueshme nga skena botërore.

Por, Merkel me siguri e ka ditur se artikulimi i këtyre opinioneve të njohura, në këto momente dhe me ato fjalë, do të shkaktonte jehonë. Kështu, çfarë kishte ndër mend?

Me siguri, ajo po artikulonte mendimin e saj. Sipas standardeve gjermane, Merkel është një atlanticiste. Ajo shkonte mirë si me Barak Obamën (që kthehet të enjten në Berlin për një festival të kishës protestante) ashtu dhe me Xhorxh Bush, me të cilin me raste shkëmben edhe këshilla me telefon.

Por, Trump, Brexit dhe zgjedhja e Emmanuel Macron në Francë, së bashku e kanë bindur kancelaren gjermane se ndërsa komentet për Gjermaninë si “liderja e re e botës liberale” nuk kanë kuptim, europianët kontinentalë duhet tani të jenë më të njëzëshëm, ndoshta edhe me pak ndërhyrje gjermane. Për çdo gjë, që nga integrimi në fushën e mbrojtjes e deri tek ndryshimet në traktatet e BE-së, duke se tonaliteti i saj ka ndryshuar disi: drejt diçkaje më të guximshme, më të hapur dhe më pak transaksionale. Kjo është mënyra me të cilën funksionon Merkel. Përshtatja e saj, një shenjë dalluese kjo, gjithnjë nuk bie në sy deri në momentin që ndryshon.

Por, kancelarja thotë mendimin e saj duke ditur se ka një audiencë përpara. Në këtë rast, para saj qëndronin katër audienca.

E para ishte ajo që ndodhej në tendën e vaposur në Mynih: CSU. Me koalicionin CDU-CSU që po del në krye të sondazheve, duket e vështirë të kujtohet se pak kohë më parë, partia më konservatore simotër me atë të Merkelit, ishte duke flirtuar me divorcin. Dy palët kishin mendime të ndryshme për mënyrën sesi Merkel menaxhoi krizën e refugjatëve.

Tubimi elektoral i Mynihut ishte pjesë e procesit të shërimit. Merkel e vuri theksin tek uniteti i dy partive. Pjesë e kësaj strategjie ishte fokusimi mbi subjekte që bashkojnë prirjen e saj të konservatorizmit më liberal me qasjen më konvencionale kristian-demokrate të CSU-së: të tilla si Europa, mbrojtja dhe lidershipi i Gjermanisë. Komentet e saj për Amerikën dhe Britaninë i bënë bashkë më së miri të treja këto tema të gëzueshme.

Audienca e dytë dhe më e rëndësishme e Merkelit ishte elektorati më i gjerë gjerman, që shkon në kutitë e votimit më 24 shtator. Rritja në sondazhe e Martin Shulc, rivalit të saj social-demokrat, po rezulton në rënie. Por, kjo rritje i dha dridhje CDU-CSU-së dhe kancelarja nuk dëshiron të rrezikojë.

Midis argumenteve më tingëllues të Shulcit janë vokacioni europianist e internacionalist i Gjermanisë – ai e përcakton veten si anti-Trump – dhe kundërshtia e tij ndaj ngulmimit të Merkelit që shpenzimet e mbrojtjes të arrijnë objektivin e NATO-s prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm. Fjalët e saj në tubimin e Mynihut amortizuan të dy krahët. Ato nënvizuan se Merkel është europiane e sprovuar, por se vendi nuk mund të përballojë varësinë e pafundme nga mburoja ushtarake e aleatëve anglo-saksonë. Ato rikornizuan dhe ndihmuan në çarmatimin e dy prej argumenteve më të fuqishme të kundërshtarëve të saj, madje përpara se të nisë fushata elektorale.

Audienca e tretë e kancelares ishte pjesa tjetër e Europës. Ngjarjet më të fundit mund të kenë ndikuar lehtë në politikën gjermane, mirëpo Berlini e di mirë se shtetet e tjera anëtare kanë situatë të ndryshme. Në mosarritjen e objektivit prej 2 për qind për shpenzimet e Mbrojtjes në NATO, Gjermania është me shumicën dhe jo me pakicën. Edhe në Francë – me të cilën Gjermania dëshiron të krijojë struktura të reja dypalëshe rreth të cilave të grumbullohen me gjasa edhe të tjerët – euroskepticizmi mbetet një forcë e fuqishme. Berlini nuk dëshiron të ngrejë gishtin drejtpërdrejt ndaj vendeve të tjera të klubit, të paktën jo në publik. Aty ku e ka të mundur, preferon të shtyjë pjesën tjetër të BE-së duke ngritur lart ortodoksitë e veta publike dhe diplomatike. Merkel bëri pikërisht këtë gjë në Mynih.

Kjo audiencë e fundit përfshinte vetë Amerikën dhe Britaninë. Sado e padrejtë, shumëkush në elitën gjermane flet për zgjedhjen e Trump dhe votën për Brexit si një fenomen i vetëm. (E quajnë  “TrumpdheBrexit”). Berlini priret të nënvlerësojë fuqinë e vet, por në fakt beson se mund të ndihmojë të gërryejë  “TrumpdheBrexit” me kombinimin e metodave të shkopit dhe karrotës.

Merkel ka disa karrota: këmbëngulja që Britania të mos ndëshkohet për Brexit, rezistenca ndaj retorikës irrituese të Trumpit në Uashington dhe duke e ndërprerë atë gjatë vizitës që pati me argumente tronditëse të rreziqeve nga pandemitë globale.

Por, ajo ka po ashtu shkopinj: u kujton britanikëve se kanë humbur përfundimisht privilegjet e anëtarësisë në Bashkimin Europian dhe përcakton se bashkëpunimi me Trump do të jetë “në bazë të vlerave të përbashkëta”. Komentet e Mynihut i përkasin më shumë llojit të dytë – një kambanë e rrallë por e fortë se anglo-saksonët nuk duhet kurrë ta trajtojnë Gjermaninë si një ngatërrestare, ashtu si bëri Trump në Sicili.

Të huajt shpesh e keqkuptojnë Merkelin. Ajo nuk është mbretëreshë e Europës, dhe as ka dëshirë të jetë e tillë. Ajo është një lidere kombëtare dhe politikane, statura ndërkombëtare e së cilës është në funksion të aftësisë së saj për t’u shërbyer nevojave dhe pritshmërive të votuesve gjermanë.

Ka dominim, për shkak se gjermanët, për arsye të thella historike dhe kulturore, ndjehen kaq “europianë” saqë ajo flet dhe sillet në një mënyrë “europiane”.

Ndoshta edhe më shumë për shkak të kësaj, komentet e Merkelit në Mynih tregojnë sesa shumë “Trumdhe Brexit” ka dëmtuar Amerikën dhe Britaninë. Këto kanë mundësuar, madje kanë shërbyer nga ana elektorale që një lider mik i një vendi kyç partner t’i godasë në publik. Dhe më shumë se kaq: ta bëjë një gjë të tillë me sinqeritet.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Konfirmohet zyrtarisht, sfidat para trajnerit të ri të Barcelonës

Konfirmohet zyrtarisht, sfidat para trajnerit të ri të Barcelonës

Kosova dhe rajoni në sytë e një ushtaraku danez: prania ruse në Serbi, ja pse i druhemi tensioneve

Kosova dhe rajoni në sytë e një ushtaraku danez: prania ruse në Serbi, ja pse i druhemi tensioneve

Çfarë do të thotë për shëndetin tuaj nëse ndjeni shije metalike në gojë

Çfarë do të thotë për shëndetin tuaj nëse ndjeni shije metalike në gojë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni