Kryeministri Rama njoftoi nisjen e një ere të re të fluturimeve të Air Albania-s, atë drejt destinacioneve italiane, Romë, Milano e Bolonja.
“Ka lezet!
Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane”, shkroi Rama në FB.
Deri më tani, Air Albania mbolonte linjën me Stambollin, me të cilën startoi.
Synimi është që me Air Albania-n të ketë dhe një linjë drejt New York-ut.
TCH raporton se Air Albania do të përdorë një avion të ri Boeing 737/800, një version i përmirësuar i 737-700 dhe rival i Airbus A320. /tesheshi.com/