Në një prononcim për DW, Agron Tufa, ish-kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër, përcolli një akuzë dhe ndaj përfaqësive të huaja në Shqipëri, duke thënë se dhe ato nuk janë përgjigjr shqetësimeve të tij për kërcënime.
“Unë u kam dërguar të gjitha ambasadave kryesore në Tiranë, përfshirë edhe asaj të OSBE-së dhe BE-së, një raport me 16 faqe me një kronologji të kërcënimeve të mia, ku ishin dokumentuar edhe mesazhet kërcënuese, në shqip dhe anglisht, por ato nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje”, i tha Tufa Deutsche Welle-s. E kjo sipas tij, pasi nuk iu përgjigjën as organet shqiptare.
“Mua nuk mu pergjigjën asnjëherë. As kallëzimeve private, e as nuk morëm përgjigje për kallëzimin e Cajes te Prokuroria e Krimeve të Rënda, megjithëse u ankuam dy herë”, tha Tufa.
Janë pikërisht këto arsyet, që siç thotë ai, e detyruan të largohet nga Shqipëria e të kërkojë azil në Zvicër. /tesheshi.com/