Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Agron Duka “del” nga çadra: Do t’a pranoja platformën e McAllister; Basha të ketë kujdes me Kavajën

by te Sheshi
02/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Agron Duka “del” nga çadra: Do t’a pranoja platformën e McAllister; Basha të ketë kujdes me Kavajën

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, aleati i Lulzim Bashës, mendon se ai duhej të pranonte platformën ndërkombëtare të zgjidhjes të ofruar për kompromis nga të dërguarit e Brukselit, McAllister dhe Hanh.

Sipas Dukës, opozita duhet të marrë disa garanci për zgjedhjet me një qeveri teknike dhe të pranojë të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër.

Më tej ai la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhje pasi pranoi se ka dy rryma brenda partisë së tij mbi këtë çështje. Duka i bëri komentet i ftuar ne Forumet UET në mbrëmje, ku u shpreh optimist për një kompromis të orëve të fundit.

“Unë do t’a pranoja, me pak ndryshime. Mund të pranoja që të shkonim në zgjedhje me të njëjtin kryeministër dhe që qeveri teknike reale,  teknike jo me njerëz të përcaktuar nga Rama, siç është bërë oferta, edhe natyrisht të kishte një datë tjetër zgjedhjesh sepse në këtë datë janë të pamundura. Plus të paktën numërimin elektronik. Votimi elektronik mund të jetë i vështirë për shkak të kohës por numërimi elektronik në mënyrë taksative. Janë mbi 50 parti, ku dhe më e vogla lodhet, ka njerëzit e saj, simpatizantët e saj dhe nuk i numërohen votat. Dihet eksperienca në zgjedhjet e kaluara që këto partitë e vogla nuk e fitojnë as votën e vet sepse e ndajnë nëse janë majtas e marrin të majtët, nëse janë djathtas e marrin të djathtët”- tha Duka i pyetur nëse do t’a pranonte ai ofertën që refuzoi Basha një javë më parë.

Kavaja, nevoja për maturi

Kavaja është sheshi i radhës i betejës së opozitës, e cila ka premtuar se nuk do të lejojë që të zhvillohen zgjedhjet vendore të dielën. Por Agron Duka mendon se duhet maturi në këtë protestë dhe se ai vetë i ka lënë dorë të lirë anëtarëve për pjesëmarrje.

“Për protestën në Kavajë unë vazhdimisht them që duhet të jemi shumë të matur sepse importimi i njerëzve militantë nga rrethet në drejtim të Kavajës mund të sjelli ndonjë incident. Për këtë përgjegjësia do të jetë e gjitha e politikës përfshirë këtu dhe mazhorancën. Gjithsesi populli di t’i vlerësojë udhëheqësit politik në këto momente. Unë i kam bërë thirrje simpatizantëve të PAA-së të cilët janë të lirë gjithësecili sipas mendimit të tyre nëse mund të marrin pjesë ose jo, por gjithmonë iu kam bërë thirrje për maturi sepse nuk besoj se ka përfitim asnjë pjesë e politikës nëse nga protesta të tilla mund të ketë incidente, konfrontime fizike etj., sepse mund të sjelli destabilizim dhe pasojat e destabilizimit i pësojmë të gjithë përfshirë edhe mua sepse edhe unë përveç politikës kam investime të qëndrueshme në Shqipëri, pothuajse në të gjithë vendin. Kështu që askush nuk ka leverdi nga destabilizimi”- u shpreh Duka.

Agron Duka ka një rrugëtim interesant në politikë. Një njeri jashtë politikës, por me ndikim në komunitetin e tij në qarkun e Durrësit vendosi të pranojë ftesën e Fatos Nanos për t’u futur në politikë në vitin 2001, por kandidoi si i pavarur pavarësisht se e mbështeste PS-ja. Ai e konsideron veten të djathtë në bindje politike, por bëri karrierë tek e majta, deputet, ministër dhe më vonë edhe anëtar i forumeve drejtuese të PS-së për t’u larguar drejt së djathtës tek Partia Republikane, nën siglën e së cilës u zgjodh deputet në këtë mandat. Prej kohësh e ka gjetur veten tek Partia Agrare Ambjentaliste si kryetar pasardhës i Lufter Xhuvelit, një parti që i përshtatet dhe me vokacionin e tij si sipërmarrës në fushën e agro-turizmit. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
SHËNIM: Marrja për torollake, a është kjo arsyeja se përse PPE i është përveshur keq Bashës?

SHËNIM: Marrja për torollake, a është kjo arsyeja se përse PPE i është përveshur keq Bashës?

PPE nuk e mund dot Bashën dhe qeverinë e tij teknike: sërish ngadhnjen bojkoti!

PPE nuk e mund dot Bashën dhe qeverinë e tij teknike: sërish ngadhnjen bojkoti!

Daul – Bashës: dakort për drogën, por jo për bojkotin

Daul - Bashës: dakort për drogën, por jo për bojkotin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni