Turqit kanë vendosur t’i dhurojnë Prishtinës të parin park kreativ, në shërbim të relaksin të qytetarëve dhe argëtimit të fëmijëve.
Projekti dhe financimi është një inisiativë e agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, që në fakt është rikonstruksion i një prej katër parqeve të kryeqytetit të kosovar.
E veçanta e parkut është se në seksionin e argëtimit të fëmijëve, do jetë dhe një hapësirë dedikuar atyre me aftësi të kufizuara.
Sakaq, në takimet e realizuar gjatë këtij viti në mes të Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s, janë shqyrtuar kërkesat dhe për përmirësimin e infrastrukturës sociale, shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të cilat mund të realizohen bashkarisht. /tesheshi.com/