Afganistani, vendi ku ndodhen forcat e NATO-s prej vitit 2001 nuk po gjen qetësi.
Sërish një sulm terrorist ka ndodhur në një stacion policie ku kanë gjetur vdekjen 5 oficerë.
Talebanët kanë sulmuar një patrullë policie pranë stacionit në Kandahar, ku si pasojë e përplasjes me armë kanë vdekur edhe 15 talebanë dhe janë plagosur 11 të tjerë.
Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur për disa orë deri sa kanë mbërritur përforcimet.
Qari Yussouf Ahmadi, kreu i talebanëve ka marrë përsipër sulmin me anë të një deklarate të dërguar në media. /tesheshi.com/