Ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson është shkarkuar nga detyra, pasi akuzohet se zbuloi informacione të klasifikuar si sekret shtetëror.
Williamson u ka dhënë informacion mediave në lidhje me një vendim të qeverisë britanike për t’i lejuar kompanisë kineze të telefonisë “HUAWEI” qasje të kufizuar në ndërtimin e rrjetit 5G të internetit, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara.
Qeveria britanike, përmes një njoftimi për shtyp është shprehur se ka humbur besimin ndaj Williamson, një arsye e mjaftueshme që Theresa May të miratoj shkarkimin e tij.
Ndërkohë, Gavin Williamson ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke argumentuar se çdo informacion i dhënë prej tij është diskutuar më parë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. /tesheshi.com/