31 qese marihuanë me peshë prej 3.7 kilogramë dhe një veturë Golf V janë konfiskuar nga policia afër një shkolle në Prizren. Ky aksion është ndërmarrë si pjesë e planit operativ të policisë “Stop drogave në shkolla”, përmes së cilit në muajin tetor ka vënë në pranga 114 persona për rreth 4 kg marihuanë e heroine.
“Gjatë planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 31 (tridhjetë e një), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia nuk saktëson nëse ka të arrestuar në këtë rast apo jo. /tesheshi.com/