Ekstremi i djathtë gjerman AFD, filloi një kongres dy-ditor në Augsburg me thirrje që kancelarja Angela Merkel të japë dorëheqjen. Ata e krahasuan situatën aktuale në Gjermani me ditët e fundit të Gjermanisë Lindore.
“Angela Merkel e ka katandisur vendin si si Erich Honecker në ditët e fundit të RDGJ-së” tha nënkryetari i AFD-së, Aleksandër Gauland para disa konventës 600 anëtarëve në kongres, duke aluduar për izolimin e Gjermanisë nga Europa.
Ai vuri në dukje se slogani i famshëm i përdorur nga ndjekësit e AfD në protestat kundër politikës së refugjatëve të Angela Merkel, “Merkel duhet të ikë”, është e nevojshme të shtrihet në të gjithë sistemin politik në vend.
“I gjithë aparati, i gjithë sistemi aktual politik duhet të zhduket. Angela Merkel duhet të bjerë pa marrë parasysh sa janë dembelat e saj”, tha Gauland përpara deputetëve entuziastë në kongres.
Ai kritikoi marrëveshjen mbi refugjatët në përfundim të samitit të BE duke e quajtur “bosh” dhe pa përmbajtje. /tesheshi.com/