Presidenti Joe Biden ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani me 11 shtator 2021, 20 vjet pasi sulmet e al-Kaidës ndezën luftën më të gjatë të SHBA, thanë zyrtarët amerikanë.
“Pas një diskutimi rigoroz, Presidenti Biden ka vendosur të tërheqë trupat e mbetura nga Afganistani dhe më në fund t’i japë fund luftës së SHBA atje pas 20 vitesh,” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës, sipas Reuters, sipas Washington Post dhe New York Times.
Biden tha më parë se ai ndoshta nuk do të përmbushte kushtin e tërheqjes së ushtrisë deri më 1 maj, e cila ishte rënë dakord nga paraardhësi i tij Donald Trump, sepse u bë e qartë se operacioni ishte i vështirë dhe potencialisht i rrezikshëm.
Muajin e kaluar, Talibanët kërcënuan të rinisin armiqësinë ndaj trupave të huaja në Afganistan nëse ato nuk tërhiqen deri më 1 maj.
Por caktimi i një afati të ri mund të qetësojë shqetësimet e Talibanëve se Biden do të vonojë procesin. /tesheshi.com/