Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ADN-ja politike/Fëmijë baballarësh, kandidatë për deputetë: nga Rudina e Azemit te Klevisi i Fahriut

by te Sheshi
06/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
ADN-ja politike/Fëmijë baballarësh, kandidatë për deputetë: nga Rudina e Azemit te Klevisi i Fahriut
5
SHARES

Si po krijohen në Shqipëri dinastitë e familjeve në politikë. Cilët janë politikanët e rinj që po ngrihen mbi lidhjet e krijuar nga baballarët…

Politika nuk mund të jetë një gjë e trashëgueshme, por lidhjet dhe interesat e familjeve të ndryshme e bëjnë atë një profesion që kalon stafetën nga babai tek biri apo bija për të mos humbur këto lidhje dhe interesa.

Në vendet e tjera krijimi i familjeve politike është një gjë e zakonshme, por edhe në Shqipëri, pavarësisht kohës së shkurtër të demokracisë (27 vjet) ka nisur të ravijëzohen trashëgimtarët e rinj në politikë.

Vetëm në listat e fundit për deputetë të partive kemi disa mbiemra që atashohen menjëherë me emra të përveçëm aktorë të politikës apo pranë saj.

Pothuajse në shumicën e rasteve përfshirja e fëmijëve të politikanëve të vjetër në lista vjen me të vetmen meritë: të qënit fëmija e babait.  Por ka dhe nga ato raste kur fëmijët e kanë tejkaluar babain, siç mund të jetë Ben Blushi, djali i ish-deputetit Kiço Blushi apo Damian Gjiknuri, djali i ish-deputetit socialist, Lekë Gjiknuri.

Le t’i marrim me radhë disa nga prurjet e reja në lista që vijnë në politikë si trashëgimi familjare; ku ngjajnë dhe ku dallojnë nga baballarët.

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit

Vajza simpatike që qëndroi krah Lulzim Bashës në çadër dhe më pas u kandidua në një vend të sigurtë në listën e Tiranës, vjen në politikë gati 20 vite pasi babai i saj u nda nga jeta. Rudina është vajza e themeluesit të PD-së, Azem Hajdari, i cili u vra para selisë së kësaj partie në shtator të vitit 1998. Vajza e “Heroit të Demokracisë” u shkollua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe u martua dhe ndërtoi jetën deri në momentin që krerët e partisë e thirrën që të vinte në Tiranë për të kontribuar në forcën ku i ati kishte pasur në fakt një jetë të vështirë politike me konflikte të hapura me ish-kreun e saj Sali Berisha.

Por Rudina në vitin 2009 u punësua në administratën shtetërore gjatë qeverisjes së Berishës. Ajo po tenton ta ngrejë imazhin e saj, pavarësisht se e di që mbiemri që mban shihet si shtysa kryesore pse është në krye të listës së PD-së.

Në daljen e saj të parë në elektorat gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës, ajo tregoi se është akoma e papërgatitur për t’u përballur me të folurit në publik duke shfaqur shumë emocione që ndikuan dhe në gabime të mëdha gjatë fjalimit në prani të kryedemokratit Basha.

Bardh Spahia, i biri i Ali Spahisë

Një tjetër hyrje në listat e PD-së me një mbiemër që lidhet ngushtë me historinë e kësaj partie është ai i Bardh Spahisë, djali i ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Ali Spahia. Bardhi ka punuar disa kohë këshilltar i presidentit Nishani e më pas ka drejtuar në selinë blu Departamentin e Emigracionit dhe Diasporës. Ai gjendet i katërti në listën e kandidatëve në qarkun Shkodër, i futur aty pas dorëheqjes së Ramiz Çobajt, kryetar i degës së PD-së së këtij qyteti.

I ati, Ali Spahia ka qenë mjek kirurg i nderuar dhe deputet i Partisë Demokratike në vitet 1991-1996. Ai ishte një ndër emrat që vinte nga shtresa e të përndjekurve politikë, pasi ishte arrestuar dhe dënuar në kohën e komunizmit për agjitacion e propagandë antikomuniste. Gjatë karrierës së tij politike në PD ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së, kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Edhe pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së deri sa u nda nga jeta në vitin 2000.

Arben Pëllumbi, djali i Servet Pëllumbit

Servet Pëllumbi ose siç e njohin në PS si “Profesori i PS-së”, ka disa vite që është shkëputur nga politika aktive, por djali i tij është thirrur “nën armë” nga Edi Rama në listat e zgjedhjeve të 25 qershorit.

I painteresuar për politikë, por i tërhequr në jetën e tij ku angazhohej me biznes, Arben Pëllumbi krejt rastësisht e ka parë veten si trashëgimtar politik i familjes Pëllumbi në PS.  “Gjatë gjithë këtyre 27 viteve, të dyja pasionet e mia, biznes dhe politikë kanë “luftuar” herë pas here me njëri-tjetrën. Unë kam pasur propozime të ndryshme nga PS, sidomos mbas vitit 2005, por vetëm në fillim vitin 2017, pas një bisede shoqërore me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, z. Edi Rama, sot jam pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PS për qarkun Tiranë”- shprehet ai në një intervistë për GSH.

Kur Pëllumbi, babai, u tërhoq nga politika në vitin 2005, tha se po u linte radhën të rinjve; e si duket ka menduar se kishte ardhur koha t’ia linte të birit stafetën politike për t’a mbajtur mbiemrin në PS.

Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit

Në prag të fushatës së vitit 2009 skenën politike e tronditi një ngjarje e rëndë: vrasja e deputetit socialist të Fierit, Fatmir Xhindi. Ekzekutimi i tij në derën e shtëpisë mbetet sot e kësaj dite e pazbardhur, por Edi Rama me shpejtësi e zëvendësoi emrin e tij me atë të birit në listat e kandidatëve për deputetë të atij viti. Anduel  Xhindi ishte shumë i ri në atë kohë, por e pranoi “nderin” që i ofroi partia ku kishte milituar i ati. Ai u bë deputet shumë më vonë në vitin 2011 kur Ermelinda Meksi dorëzoi mandatin. Por tani duket se Xhindi i ri ka krijuar eksperiencën e tij në politikë dhe garon sërish në Fier krah Gramoz Ruçit duke bërë fushatë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Djali i Fahri Balliut

Në listat e këtij viti bien në sy edhe Klevis Balliu, djali i Fahriu Balliut, botuesi shumë i afërt me PD-në dhe i lidhur me interesat e kësaj partie prej shumë vitesh. Djali i Balliut kandidon në Pogradec në siglën e PD-së.  Ai është  pa eksperiencë në politikë, në CV-në e tij shënohet se puna e parë që ka bërë në jetë është “këshilltar i presidentit”, por lidhjet e të atit kanë dalë më të forta se CV-ja që duhej të kishte një kandidat për deputet në një rast meritokracie.

Dhe “Familja”

Edhe pse nuk gëzojnë asnjë post politik, e po ashtu nuk gjenden ndokun në listën e PD-së, si trashëgimtarë të të atit mbahen dhe fëmijët e ish-kryeministit e ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha. Argita me influencat e saj undergraund e Shkëlzeni me të tijat jo aq të maskuara, që të dy kanë rol në shumë zhvillime në kampin demokrat, me anë të emrave që kanë “investuar” aty. Lulzim Basha është njëri prej tyre, ardhur në PD si mik i rrethit të miqve të Argitës në Kosovën e pasluftës. Por dallon Zeni vitet e fundit, i angazhuar dhe me qënrime publike në politikën e ditës. Megjithatë, zyrtarisht  mbeten jashtë saj, ndonëse me dorën brenda që lëviz parreshtur gurët në selinë blu. /tesheshi.com/                

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Pasi dështoi “Markata e Peshkut”, Veliaj: Nuk merrem me punët e politikës së madhe

Pasi dështoi “Markata e Peshkut”, Veliaj: Nuk merrem me punët e politikës së madhe

Lista Serbe me spot kundër ushtrisë së Kosovës, pjesë edhe Ramush Haradinaj (video)

Lista Serbe me spot kundër ushtrisë së Kosovës, pjesë edhe Ramush Haradinaj (video)

Pyetja që sikletosi Erjon Veliajn në UET, pedagogia: Jeni manipulator i paparë! Ju vetë, do ta besonit Erjon Veliajn?

Pyetja që sikletosi Erjon Veliajn në UET, pedagogia: Jeni manipulator i paparë! Ju vetë, do ta besonit Erjon Veliajn?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni