Një një raport mbi lirinë fetare dhe atë të shprehjes në botë, administrata Trump thekson se në Korenë e Veriut janë mbi 120 mijë të burgosur politikë që përjetojnë kushte të tmerrshme.
Sipas Depaetamentit të Shtetit, edhe pse Kushtetuta e Phenianit e lejon lirinë fetare, një pjesë e madhe e të burgosurve janë të dënuar për shkak të besimit fetar dhe janë të vendosur në burgje të tmerrshme në vende të humbura.
Gjithashtu, dokumenti i prezantuar nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo thekson për herë të parë se qeveria kineze po persekuton muslimanët ujgurë dhe një numër i madh i tyre janë dërguar në kampe përqëndrimi. /tesheshi.com/