Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Adem Salihaj: Kosova qeveriset nga struktura kriminale dhe të korruptuara. Thaçi president? Fyese për Kosovën!

by te Sheshi
21/09/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Adem Salihaj: Kosova qeveriset nga struktura kriminale dhe të korruptuara. Thaçi president? Fyese për Kosovën!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, një ndër deputetët më kritik të koalicionit aktual qeverisës LDK-PDK, në një intervistë dhënë për portalin ‘Te Sheshi’, ka thënë se ky koalicioni është jo parimor, i bërë pas presionit ndërkombëtar dhe vazhdim i krimit dhe korrupsionit. Ai thotë se vendi vazhdon të qeveriset nga strukturat kriminale dhe të korruptuara. Salihaj në këtë intervistë ka folur edhe për vrasjet e pasluftës, zhvillimet e fundit politike, poashtu ka treguar nëse do të votojë apo jo Thaçin për president më 2016, si dhe ku e sheh Kosovën pas një periudhe 5-vjeçare…

Nga Blendi Gashi

Më 17 shtator filloi sezoni i ri vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, por në një mënyrë jo të mirë. Për atë çfarë ndodhi, përgjegjës është pozita apo opozita?

Sesioni vjeshtor i Kuvendit filloi pak me vonesë e me hezitim dhe që në start u krijua një situatë e nxehtë. Shkaku i gjithë kësaj nuk dukej se ishte ndonjë çështje shumë e rëndësishme. Por, kjo ishte mënyra e opozitës për t’u dhënë rëndësi çështjeve. Gjithë këtë duhet ta marrim si normale, në aspektin e veprimit politik. Opozita sipas të gjitha gjasave ka vendosur të provojë edhe metoda, të cilat si ka përdorur deri tash. Çështja është se sa janë të drejta qëllimet, dhe arsyetohen apo jo këto mjete. Por, duhet thënë se në Kosovë po ndodh një mish-mash dhe jemi shumë të shqetësuar.

Jeni një nga deputët më kritik të LDK-së, si po i shkojnë punën koalicionit qeverisës? A pritni ta çojë mandatin deri në fund, apo së shpejti do të shkohet në zgjedhje?

Unë u mundova të jem parimor dhe e kundërshtova këtë koalicion. Në aspektin e brendshëm, mendoj se ky koalicion nuk ishte i dobishëm, sepse ia vazhdoi jetën krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mendoj se ky koalicion u bë me presion të ndërkombëtarëve, të cilët ishin të interesuar që të formohej Gjykata Speciale dhe marrëveshjet me Serbinë, Asociacioni i Komunave Serbe, demarkacioni me Malin e Zi, etj.  Në fakt, në planin e brendshëm, nuk ndodhi ndonjë ndryshim serioz, vazhdojnë të qeverisin strukturat kriminale dhe të korruptuara, që ishin në pushtet edhe më parë. A do të shkojë deri në fund të mandatit ky koalicion, këtë nuk mund ta dijmë tani.

Ku duhet kërkohet llogari për vrasjet politike në Kosovë, cila është adresa?

Vrasjet politike e kanë adresen shumë të njohur, ajo dihej që prej kohësh. Unë e kam thënë që në vitin 2000, se pas këtyre vrasjeve qëndrojnë strukturat kriminale të PDK-së dhe SHIK-u. Por atëherë ata kishin aq shumë kontroll mbi çdo gjë, sa që gjithë atë që thoja unë e quanin sulm ndaj vlerave të luftës dhe denigrim i gjakut të derdhur. Unë isha një zë i vetmuar, pa asnjë përkrahje. Sot e thonë këtë shumë njerëz dhe shumë mediume.

Cili do të jetë roli i Gjykatës Speciale, a do t’i zbardhë apo jo këto vrasje?

Për aq sa di unë, Gjykata Speciale do të merret vetem me rastet e përmendura në raportin e Dik Martit dhe të hetuara nga prokurori amerikan Williamson. Pra, do të jetë e kufizuar në këto raste, ndërsa periudha kohore do të jetë deri më 31 dhjetor 2000.  Pra, Gjykata Speciale nuk do të merret me zbardhjen e vrasjeve politike, veçanërisht jo pas fundit të vitit 2000.

Tema më aktuale e momentit është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. A është i dëmshëm për vendin formimi i ASK-së apo jo?

Është krijuar një huti e madhe rreth këtij Asociacioni. Termat e përdorura aty nuk janë shumë të qarta se çka nënkuptojnë, kështu që edhe unë kam frikë se pas tyre mund të fshehet diçka jo e mirë për Kosovën. Në fillim thuhej se ky Asociacion nuk do të kishte fare kompetenca ekzekutive, tash po del se ka, madje ndoshta edhe kompetenca vendimmarrëse dhe jo vetëm ekzekutive.

Opozita me ngulm po kërkon që kryeministri Isa Mustafa të heq nënshkrimin e tij nga Marrëveshja, në të kundërtën ka paralajmëruar protesta të dhunshme. Si i shihni këto thirrje?

Në politikë mund të ndodhin shumë të papritura, por momentalisht nuk ka gjasa që Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin. Kjo është një marrëveshje e bërë para Bashkimit Europian, kështu që është një punë tepër e vështirë që ajo të anulohet.

Një temë për të cilën opozita ka ngritur zërin e saj veçanërisht AAK-ja, ka qenë Demarkacioni me Malin e Zi.  A rrezikon vendi të humb mijëra hektarë?

Demarkacioni i kufirit është bërë një temë shumë e nxehtë dhe sipas të gjitha gjasave mund të ketë tensione të mëdha. Qeveria pohon se Kosova nuk humbi asnjë centimetër, kurse opozita dhe disa ekspertë pohojnë se ka humbur 8 apo 12 mijë hektarë. E gjithë kjo situatë është bërë shumë konfuze dhe është vështirë ta gjejmë të vërtetën. Kam frikë se kjo e dyta mund të jetë e vërtetë. Pra, si gjithmonë dhe çdokund, edhe këtë herë shqiptarët do të humbin edhe një copë të territorit të tyre.

Një çështje e ‘nxehtë’ në vitin e ardhshëm pritet të jetë edhe bërja e Thaçit president i vendit, ashtu siç e parasheh marrëveshja PDK-LDK. A do të votoni ju pro apo kundër?

Nuk ka asnjë gjasë që ta votoj unë Hashim Thaçin për president të Kosovës. Zgjedhja eventuale e tij do të ishte tepër e dëmshme për Kosovën në të dy planet: të brendshëm dhe të jashtëm. Në planin e brendshëm në Kosovë do të vazhdonte të sundonte krimi i organizuar, hajnitë e pafund dhe korrupsioni shkatërrues, kurse në planin e jashtëm, Kosova nuk mund të futet në Bashkimin Evropian, as të bëhet liberalizimi i vizave. Pra, dëmi për Kosovën do të jetë shumë i madh nëse arrin Hashim Thaçi të bëhet president i Kosovës. Do të jetë tepër fyese për Kosovën që një njeri si Hashim Thaçi të bëhet president i saj.  Unë do të jem kategorikisht kundër që Hashim Thaçi të zgjidhet president i Kosovës.

Krejt, në fund, ku e shihni Kosovën pas një periudhe 5-vjeçare?

Nëse Gjykata Speciale i merr një numër të madh kriminelësh dhe e dlirë Kosovën prej tyre, dhe, ne anën tjetër krijohet një kulm krejt tjetër në Kosovë dhe ajo aftësohet që ta dëlirë vendin nga kriminelët e mbetur, ta shkatërrojë mafian dhe ta konfiskojë pasurinë e tyre, atëherë hapen përspektiva të mira për të dhe popullin e saj. Por, nëse nuk ndodhin këto, atëherë pas pesë vjetësh jeta në Kosovë do të bëhet e padurueshme. Pra,mbetet ta shohim se cilën rrugë do të marrë Kosova. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Mustafa ironizon firmosësit e peticionit të opozitës: Janë të pa informuar

Mustafa ironizon firmosësit e peticionit të opozitës: Janë të pa informuar

Opozita e Kosovës: Peticioni, afër 34 mijë nënshkrime në dy ditë

Opozita e Kosovës: Peticioni, afër 34 mijë nënshkrime në dy ditë

Visar Ymeri: Isa Mustafa po heq dorë nga Shteti

Visar Ymeri: Isa Mustafa po heq dorë nga Shteti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni