Në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht në sallën ku mbahen seancat plenare është duke qarkulluar një listë, ku po mblidhen nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Për të siguruar nënshkrimet e deputetëve është duke u përkujdesur shefi i Grupit Parlametar të PDK-së Adem Grabovci.
Nuk dihet nëse mazhoranca do ta shfrytëzojë mungesën e opozitës sot në seancë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Kosovës.
/tesheshi.com/