Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Acarimi i Metës në VOA, një histori e përsëritur e politikanëve shqiptarë me mediat

by te Sheshi
30/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Acarimi i Metës në VOA, një histori e përsëritur e politikanëve shqiptarë me mediat

Kryeministri Sali Berisha, kryetaret e partive, ai i PS Edi Rama, ai i LSI Ilir Meta ai i PDIU Shpetim Idrizi dhe kryetaret e grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci, gjate nje takimi per te diskutuar rreth nje tjeter mundesie per ta zgjedhur ne raundin e katert apo te peste, me konsensus presidentin e ri te Republikes.

Humbja e qetësisë së Kreut të Kuvendit Ilir Meta para gazetares së Zërit të Amerikës Afërdita Simiçia, ishte një pasqyrë e gjendjes të trazuar të kreut të LSI-së, por edhe një pjesë e fenomenit të sjelljes së dyzuar të politikanëve shqiptarë me median.

Të qetë dhe të qeshur kur janë komodë, por agresivë kur i prek ndër tela. Ndërkohë kur standardi politik do të duhet të jetë i njëjtë dhe i pandryshuar: t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve, dilemave, shqetësimeve, dyshimeve apo dhe hamendësimeve që ka publiku.

Prej vitit 1990 politikanët shqiptarë kanë pasur një raport me dy fytyra ndaj medias: përgjerohen për lirinë e fjalës, por në momentin kur mediat i prekin ata kalojnë të gjitha caqet.

Berisha

Kanë qenë fillimet e viteve `90 të shekullit të shkuar kur Sali Berisha, presidenti i atëhershëm i Republikës dhe fuqiplotë në drejtimin e vendit mori një fushatë gjuetie ndaj të përditshmes Koha Jonë, kritike e hidhur dhe e përditshme e tij. I burgosi gazetarët, i çoi taksidarët, kërcënonte reporterët dhe në fund i dogji redaksinë.

Pas qeverisjes në vitin 2005, e rifilloi sulmin ndaj gjigandit mediatik Top Channel, të cilit i çoi një faturë të tmerrshme gjobe: 13 milionë euro. E kërcënoi ta largojë nga godina, duke bërë edhe një projekt parlamenti tek Piramida që më vonë u rrëzua.

Në vitin 2008 kur plasi Gërdeci, ndërkohë që opozitarët i përmendnin në Kuvend shkrimin e prestigjozes amerikane The Nevv York Times e cila i kishte përmendur të birin në transaksionet e fishekëve për Afganistanin, e cilësoi gazetën më të famshme në botë si “letër higjenike”.

Nano

Fatos Nano cilësohet shpesh si liberal dhe në marrëdhënie të mira me mediat dhe gazetarët. Në përgjithësi, sidomos në fillimet e veta si kryeministër, ka qenë korrekt dhe i hapur, por  në mandatin e dytë arroganca e tij pësoi një amplitudë duke nisur beteja me gazeta dhe media në vend siç ishin ato kundër Koha Jonë dhe Top Channel që e kritikonin vazhdimisht. Ama, në gjuhën verbale Nano përdorte kryesisht metaforën dhe jo zhargonin vrasës ndaj kundërshtarëve të tij mediatikë.

Meta

Ilir Meta gjithnjë ka qenë i lujdeshshëm me mediat dhe zëdhënësit e tij i ka zgjedhur si profesionistë dhe njerëz mirë komunikues. Ka mbajtur afër gjithnjë botuesit dhe gazetarët e elitës, një numër i të cilëve kanë përfituar edhe kredi të buta dhe leje ndërtimi nga dora kryeministrore e Ilir Metës. Ndaj shpërthimi i tij ndaj gazetares Simiçia e VOA-s shpreh qartë një situatë të veçantë të gjendjes shpirtërore të liderit të LSI-së. Ai kurrë nuk është zhbalancuar siç ndodhi mbrëmë. Dhe këtu vjen pyetja: ç`po ndodh me Ilir Metën?!

Rama

Kryeministri aktual i cili ka një raport me direkt me median, pasi e ka nisur aktivitetin e tij publik si një publicist i rregullt në të përditshmet shqiptare, në fillim në Koha Jonë, ka pasur gjithnjë një raport të ashpër me reporterët, siç e thotë vetë Alaistar Campbell në librin e tij Winers që Rama është një “killer publik” ngaqë politika në Shqipëri është brutale.

Kryeministri në të gjithë veprimtarinë e tij që kur u emërua ministër i Kulturës ka qenë i vrazhdë, por për hir të së vërtetës nuk ka qenë sulmues me akte koonkrete si gjoba apo blerje ndaj medias, megjithëse është akuzuar shpesh për marrëdhënie klienteliste. Në një intervistë me Zërin e Amerikës edhe Rama dy vjet më parë pati një përgjigje të acaruar me gazetaren përballë, duke kaluar dhe ai në leksione për manualet e gazetarisë. Ajo që mund t`i atribuohet si atentator i medias, është dhe mbyllja e AGON-in. Në mos pastë rol direkt, fakti që kjo ndodhi në kohë të tij, e klasifikon dhe atë si jo mik të medias, mos armik. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Kim Mehmeti i hyn “detit në këmbë”: bëhet politikan

Kim Mehmeti i hyn “detit në këmbë”: bëhet politikan

Një gjellë që të mbledh barkun: supë me fasule dhe elb

Një gjellë që të mbledh barkun: supë me fasule dhe elb

Ultimatumi i fundit i BE për Maqedoninë:  keni pesë ditë afat për zgjidhjen e krizës

Ultimatumi i fundit i BE për Maqedoninë: keni pesë ditë afat për zgjidhjen e krizës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni