Rifaat al-Asad, xhaxhai i Presidentit sirian Bashar al-Asad, është dënuar me katër vjet burg në Paris për pastrim parash.
Rifaat al-Asad, 82 vjeç, i cili ka jetuar në mërgim që kur u përpoq pa sukses të merrte pushtetin nga vëllai i tij Hafez al-Asad në 1984, është dënuar për përdorimin e fondeve të shtetit sirian për të blerë shtëpi dhe zyra me vlerë 90 milion euro.
Një gjykatë franceze ka vendosur të sekuestrojë të gjithë pronën e tij në Francë, si dhe pronë me vlerë 29 milion euro në Londër, raporton Reuters.
Vëllai i vogël i ish-presidentit sirian Hafez al-Asad mohon të ketë kryer ndonjë abuzim, dhe avokatët e tij kanë njoftuar se do t’a çojnë çështjen në apel.
Rifaat al-Asad nuk u paraqit në gjykatë për arsye shëndetësore, por ndodhet në Francë. /tesheshi.com/