Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Abuzimi me paratë publike në Kosovë: ministrat e rinj përfitojnë mbi 10 mijë euro pa punuar fare

by te Sheshi
13/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Abuzimi me paratë publike në Kosovë: ministrat e rinj përfitojnë mbi 10 mijë euro pa punuar fare

Nga Blendi Gashi

Ndërsa Kosova ka hyrë në një krizë të re politike, kjo aspak nuk i pengon politikanët të mbushin kuletën e tyre dhe të përfitojnë shpërblime të ndryshme pa bërë asnjë punë.

Përveç deputetëve të legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit që do t’iu vijojë paga dhe shpërblimet (këto të fundit atyre që po marrin pjesë në seanca), përfitime marramendëse do të kenë edhe ministrat e rinj, që këtë javë u emëruan nga kryeministri në detyrë , Isa Mustafa, pasi ata që ishin u detyruan të lënë postet pas zgjedhjes si deputetë.

Ministrat e zgjedhur edhe pse pritet të shërbejnë përkohësisht, pra deri në zgjedhjen e qeverisë së re, do të gëzojnë përfitime marramendëse pas përfundimit të mandatit, konkretisht për një vit do të marrin 70 për qind të pagës apo mbi 10 mijë euro.

Zv. ministrat fatlum që janë bërë ministra, e që pritet të përfitojnë nga vendimi qeveritar janë: Agim Krasniqi, i emëruar në pozitën e ministrit të Financave në vend të Avdullah Hotit, ministër i Infrastrukturës Hanefi Muharremi në vend të Lutfi Zharkut, ministër i Punës, Safet Kamberi në vend të Arban Abrashit, ministër i Punëve të Jashtme Emanuel Demaj në vend të Enver Hoxhajt, ministër i Bujqësisë Kurtan Kajtazi në vend të Memli Krasniqit, ministre e Kulturës Vlora Dumoshi në vend të Kujtim Shalës, ministër i Tregtisë Valentin Toçi në vend të Hikmete Bajramit.

Totali i kostos që do t’i kushtojë shtetit për pagesat e 70 përqindëshit për secilin nga këta ministra të rinj, një vit pas mbarimit të detyrës, do të jetë mbi 70 mijë euro edhe pse ata mund të mos e nënshkruajnë asjë vendim pasi që brenda pak ditëve pritet të formohet qeveria e re.

Buxheti i shtetit do të dëmtohej shumë më pak nëse ministrat e rinj nuk do të emëroheshin në këto pozita por për ditët e mbetura ministritë përkatëse do t’i udhëheqnin zv.ministrat.

Shuma që shteti do të duhej t’i paguante atyre, në rast se do të merrnin pagën e zv/ministrave për gjashtë muajt pas largimit nga qeveria, do të ishte rreth 15 mijë euro.

Udhëheqja e ministrive të lartpërmendura nga zv.ministrat nuk do të ishte ndonjë problem i madh kur dihet se Ministria e Integrimeve Evropian pas largimit të Bekim Çollakut drejt Presidencës për muaj të tërë mbeti në duart e zv.ministrave deri në emërimin e Mimoza Ahmetaj.

Mustafa mbron vendimin, Koci i PDK-së e kritikon

Megjithatë kryeministri Mustafa, ka mbrojtur vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të kabinetit qeveritar të cilët janë zgjedhur deputetë duke thënë se e ka marrë në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi, për shkak të papajtueshmërisë së përcaktuar nga Kushtetuta.

“Vendimi është marrë në përputhje me Nenin 72 të Kushtetutës, i cili përcakton papajtueshmërinë, sipas të cilit, “deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e qeverisë.

Por ky vendim i Mustafës është kritikuar nga zv.ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së Gani Koci i cili përmes një shkrimi në Facebook e ka vlerësuar jo të drejtë.

“E padëgjuar!  Kryeministri i shkarkuar, me mocion bashkë me kabinetin e tij, tani emëron ministra të rinj!!!?? Cili është mandati i tyre? A konsiderohën edhe këta të ‘shkarkuar’? Apo mos Isa Mustafa do t´i ‘shpërblejë’ për 4-5 ditë si ‘ministra’ me pagë njëvjeçare, pas krijimit të qeverisë së re!!!. Te ne gjithçka është e mundur kur injoranca dhe egoja për pushtet nuk kanë skaj…!”, ka shkruar Koci. /tesheshi.com/

Tags: kosoveministrapara publike

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Next Post
Indiania ushqehet me rërë, stomaku i saj nuk i ka krijuar probleme

Indiania ushqehet me rërë, stomaku i saj nuk i ka krijuar probleme

Shtetet e QUINT-it u bëjnë thirrje deputetëve të Kosovës: jepini fund bllokadës, krijoni institucionet

Shtetet e QUINT-it u bëjnë thirrje deputetëve të Kosovës: jepini fund bllokadës, krijoni institucionet

“I përkëdheluri politik” i ish-liderit: momentet më pikante mes Berishës dhe Bashës (Foto)

“I përkëdheluri politik” i ish-liderit: momentet më pikante mes Berishës dhe Bashës (Foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni