Një ish-drejtor i LSI-së në Bashkinë e Gjirokastrës është arrestuar nën akuzën e abuzimit me detyrën, e kjo gjatë kohës kur ky qytet drejtohej nga kjo forcë politike me Zamira Ramin kryebashkiake.
Fjala është për për ish-kreun eAgjencisë së Trajtimit Social dhe njëherësh ish-kreun e degës së LSI në Gjirokstër, Armand Mamani.
Ai akuzohet se ka lejuar një subjekt privat që të marrë energji në mënyrë të paligjshme në rrjetin e institucionit që drejtonte.
Kanë qenë kontrollorët OSSHE-së të cilët kanë konstatuar shkeljen, duke bërë më pas dhe denoncimin e rastit.
Ky zhvillim vjen pak ditë pasi kreu i ri i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, mjek i njohur i syve në këtë qytet, denoncoi disa shkelje të paraardhëses së saj nga radhët e LSI-së. /tesheshi.com/