Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Abdullahu: nga emigrant afrikan në këshilltar bashkiak europian

Misioni i somalezi pas synimit që i vuri vetes

by te Sheshi
12/07/2022
in Individualitet, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Abdullahu: nga emigrant afrikan në këshilltar bashkiak europian

Abdullah Ahmed mbërriti në ishullin italian të Lampeduzas nga Somalia në vitin 2008. Në atë kohë ai ishte vetëm 19 vjeç. Ai ishte gjithashtu me fat që mundi të zbarkonte në një ishull ku emigrantët nga Afrika kanë mbërritur për gati dy dekada. Shumë nuk arrijnë kurrë.

Në vendin prej nga vinte dhe në të cilin ziente lufta civile, ai la familjen e tij të shumtë. Ndërsa hipte në aeroplan, i cili po çonte emigrantët nga Lampeduza në pjesë të tjera të Italisë, ai mendoi se si duhej të bënte diçka të rëndësishme që do të ndryshonte të ardhmen e tij dhe të familjes së tij.

Sot është shtetas italian, përfaqësues në kuvendin e qytetit të Torinos dhe deputeti i parë emigrant në atë qytet. Ai është gjithashtu kryetar i shoqatës “Generazione Ponte” (Ura e Gjeneratës), si dhe iniciator i festivalit “Europa Solidale e del Mediterraneo”, një ngjarje që promovon kulturën evropiane bazuar në vlerat e paqes dhe mikpritjes.

Manifesti për një Evropë të lirë dhe të bashkuar

Pas valës së parë të pandemisë, në vitin 2020, Abdullah u kthye për herë të parë në vendin e tij. Ishte një udhëtim i vështirë, një mision thuajse i pamundur, thotë ai, u ulur në tarracën e hotelit Isola Bella, që ndodhet në bregun e një ishulli tjetër, Ventotene. Ky ishull, i cili ndodhet midis Napolit dhe Romës, dikur ishte një vendtakim për komunistët, antifashistët, anarkistët dhe kundërshtarët e tjerë të regjimit të Musolinit. Në këtë vend u krijua Manifesti Ventoten, krijuesit e të cilit donin një Evropë më të lirë dhe të bashkuar.

Ishte në fakt dokumenti i parë, si draft i Bashkimit Evropian, siç e njohim sot. Ai u shkrua nga aktivistët dhe politikanët italianë, Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi, në vitin 1941 ndërsa vuanin dënimin në burgun e ishullit Ventotene, ku qeveria e asaj kohe strehonte kundërshtarët e saj politikë. Në ishullin përballë, Santo Stefano, ku ka vetëm një burg, kanë vuajtur dënimin edhe ish-presidenti i Italisë Sandro Pertini, si dhe Umberto Teraçini, më vonë president i Asamblesë Kushtetuese të Republikës së Italisë.

Për disa vite me radhë, në këtë vend simbolik, Abdullah organizon festivalin e lartpërmendur kundër racizmit dhe diskriminimit, një festival që promovon kultura të ndryshme në një vend dhe idenë se është e mundur një botë më e mirë dhe më paqësore.

Në mbrëmjen e parë të festivalit ishin dhe Mustafai me origjinë nga Afganistani, Ahmedi nga Iraku, Marwa nga Egjipti, Sumaja nga Jordania, Feuda nga Maroku, Lamin nga Sudani, por dhe Aurora, Mirka, Vanessa, Francesco nga Torino dhe qytete të tjera të Italisë, të ardhur aty, të bashkuar me idenë se janë ata që kanë forcën për ndryshim.

Këta të rinj nga e gjithë bota i përkasin kryesisht brezit të dytë të emigrantëve në Itali. Shumë prej tyre kanë lindur këtu dhe disa prej tyre ende nuk kanë nënshtetësi italiane. Të tjerë erdhën në Itali kur ishin shumë të vegjël dhe është vendi i tyre ku janë rritur, siç thonë ata. Të gjithë ata mendojnë se janë shtetas të Italisë, megjithëse ligji i këtij vendi i lejon të bëhen të tillë vetëm pasi të kenë mbushur moshën madhore ose pas të paktën dhjetë vjet qëndrimi në Itali.

Kur Abdullahi u kthye për herë të parë në qytetin e tij të lindjes, Mogadishu, ishte rrëqethëse të shihje imazhet e qytetit të shkatërruar dhe atë që kishte mbetur prej tij në dekada të luftës civile. Mirëpo, siç thotë ai, lufta dhe konfliktet në vendin e tij konsiderohen si gjendje e natyrshme. Më pas ai shkoi në Somali për të vizituar familjen e tij dhe u dhuroi disa bursa studentëve somalezë, të cilëve falë tij dhe Komisionit Evropian iu dha mundësia të studionin në një vend më të qetë në Evropë.

 “Ne nuk mund të jemi të huaj përgjithmonë. Ne jemi qytetarë. Nga subjektet pasive duhet të bëhemi pjesëmarrës aktivë”, tha Abdullahu, duke mbyllur festivalin. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pamje: ç’ndodhi një ditë më parë në qiejt spanjollë?

Pamje: ç’ndodhi një ditë më parë në qiejt spanjollë?

Françesku sqaron dorëheqjen: E di Zoti!

Françesku sqaron dorëheqjen: E di Zoti!

Salianji: drama e tij dhe e një partie…

Salianji: drama e tij dhe e një partie…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni