Kryesuesi i departamentit për çështje të diasporës në AAK, Jahja Lluka, procesin e regjistrimin e diasporës e konsideron si dështim katastrofal i cili sipas tij do të mund të përfundonte brenda 15 ditëve dhe jo deri në vitin 2022 – ashtu siç e ka paraparë Ministria e Diasporës.
Lluka e sheh procesin e regjistrimit të diasporës si një dështim dhe harxhim të mjeteve të buxhetit.
Ai ka thënë për “KosovaPress”, ai ka thënë se koha se kur është paraparë të përfundojë regjistrimi i diasporës është qesharake dhe se ky proces më së lehtë mund të kryhet në Kosovë.
Procesi i regjistrimit të diasporës ka filluar në vitin 2014. Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara ditë më parë nga Ministria e Diasporës deri në fund të vitit 2016, janë regjistruar gjithsej 342 mijë e 803 kosovarë që jetojnë jashtë vendit. /tesheshi.com/