Dy subjekte politike të koalicionit qeverisës, AAK-ja dhe NISMA do t’i ndihmojnë opozitës që ta bëjë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën synohet të nxirret një rezolutë që ia ndalon presidentit Thaçi ta negociojë me Serbinë tërësinë territoriale të Kosovës.
Këto dy parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e thirrur për 4 shtator nga LDK-ja e mbështetur nga Vetëvendosje e PSD-ja, duke i dalë hapur partnerit të koalicionit PDK-së dhe kreut të saj Kadri Veseli që ditë më parë iniciativën e opozitës e quajti absurde dhe krejtësisht të panevojshëm duke thënë se “institucionet nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik.
Ndërsa Memli Krasniqi shef i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se ata nuk do ta votojnë rezolutën e opozitës dhe se tersia territoriale nuk mbrohet me rezoluta. /tesheshi.com/