Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A mund të zhvillojnë njerëzit superfuqi?

Falë gjenetikës apo stërvitjes, të gjithë mund të bëhen heronj me aftësi të jashtëzakonshme

by te Sheshi
18/04/2024
in Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
A mund të zhvillojnë njerëzit superfuqi?
7
SHARES

Nga Erika Engelhaupt, National Geographic

Superfuqitë ekzistojnë. Në rregull, ndoshta njerëzit s’mund të kenë dot kthetra gjigante si të personazhit Uolverin në filmin “X-Men”, apo të lëshojnë rreze lazer nga sytë e tyre si Ciklopët. Por trupi dhe truri ynë kanë potencialin për shumë bëma në dukje mbinjerëzore.

Dhe këtë e thonë shkencëtarët. Ndonjëherë superfuqitë lindin nga mutacionet gjenetike. Për shembull, sherpat, udhërrëfyesit e alpinistëve në Himalaje, i janë përshtatur më së miri ngjitjes së vazhdueshme në lartësi të mëdha, me gjenet që e rrisin forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Por superfuqi të tjera mund të fitohen me kalimin e kohës. Madje edhe vetë frika mund të kapërcehet, siç e tregon historia e alpinistit Aleks Honold, i cili është krahasuar vërtet me një Spider-Man për ngjitjen e faqeve shkëmbore pa asnjë litar në trup. Shkencëtarët sapo kanë nisur të kuptojnë se çfarë ndodh brenda trupave dhe mendjeve të njerëzve me këto aftësi të tjera të zgjeruara.

Ata po zbulojnë se ndërsa gjenet u japin disave nga ne një farë avantazhi, shumica e individëve kanë potencial të pashfrytëzuar. Kur shkencëtarët vendosën të skanojnë trurin e Honoldit në vitin 2016, ata zbuluan diçka befasuese. Kur atij iu shfaqën imazhe që zakonisht shkaktojnë aktivitet intensiv në amigdalë, një rajon i trurit i lidhur me frikën, ai i Honoldit ishte tërësisht jo aktiv.

Ka të ngjarë që ai ta ketë kushtëzuar veten ta frenojë një aktivitet të caktuar të trurit, dhe në vend të kësaj të fokusohet në planifikimin e përpiktë të çdo lëvizjeje. Dhe kjo është një superfuqi që mund ta shfrytëzojmë që të gjithë. Psikologët përdorin metoda të ngjashme të kushtëzimit për t’i ndihmuar njerëzit të kapërcejnë frikën.

Neuroshkenca po zbulon se si formohen kujtimet e frikës dhe se si mund të frenohen ato.

“Dhe Sherpat e Nepalit janë një shembull i përsosur i përshtatjes së një qenieje njerëzore”, thotë Tatum Simonson, studiues i gjenetikës dhe fiziologjisë së përshtatjes në lartësi të mëdha në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Pjesëtarët e këtij grupi etnik kanë jetuar për më shumë se 6000 vjet në një lartësi mesatare prej 4200 metrash mbi nivelin e detit, ku ka afro 40 për qind më pak oksigjen sesa në nivelin e detit. “Përshtatja natyrore ka pasur shumë kohë në dispozicion për të kuptuar se si të përballej më mirë me mungesën e oksigjenit”, thotë Simonson.

Shoqëruesit sherpa transportojnë ngarkesa nga kampi bazë i Everestit në fshatrat e Gorak Shep në Nepal. Gjatë mijëra viteve jetese në lartësi të mëdha, ata kanë zhvilluar mutacione gjenetike që i japin mundësi ta përdorin oksigjenin në një mënyrë më efikase se të tjerët.

Normalisht kur nivelet e oksigjenit bien, trupi i njeriut nis të pompojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut që bartin oksigjen. Megjithatë ky proces e trash gjakun, dhe mund të çojë në sëmundje të lartësisë apo edhe deri në vdekje. Ndërkohë sherpat, kanë zhvilluar disa mutacione gjenetike që i lejojnë ata të mbajnë të ulët nivelet e qelizave të kuqe të gjakut. Kësisoj, mitokondritë në qelizat e tyre e përdorin oksigjenin në një mënyrë më efikase.

Simonson po studion sjelljen e tibetianëve në lartësi të ulëta. Ai ka zbuluar se ata e ruajnë avantazhin e tyre edhe kur janë në ambiente në nivelin e detit, një superfuqi nga e cila ai shpreson të mësojë se si t’i ndihmojë njerëzit që kanë mungesë kronike të oksigjenit në gjakun e tyre, për shkak të sëmundjeve të frymëmarrjes apo ato kardiovaskulare.

Ekziston një arsye pse i duam super-heronjtë që fluturojnë lart si superman apo që notojnë thellë në oqean si Aquaman: ata mund të shkojnë atje ku ne të tjerët nuk mundemi. Për zhytësit e thellësive të mëdha nuk janë të nevojshme pajisjet përkatëse.

Popujt Bajau që jetojnë në Filipine, Malajzi dhe Indonezi, janë të famshëm për aftësinë e tyre për të qëndruar nën ujë deri në 13 minuta dhe në thellësi deri në 70 metra. Sipas shkencëtarëve, ashtu si sherpat e Himalajave, Bajaut kanë evoluar një avantazh gjenetik për ta përdorur oksigjenin në një mënyrë shumë më efikase se në të tjerët.

Për shkak se përballen me një formë më të menjëhershme të mungesës së oksigjenit, Bajau kanë zhvilluar një mekanizëm më të shpejtë. Me kalimin e kohës, përzgjedhja natyrore ka favorizuar tek ata pasjen e një shpretke më të madhe, e cila përmban qeliza të kuqe të gjakut të oksigjenuara.

Gjatë zhytjes, shpretka tkurret dhe e çliron këtë rezervë në qarkullimin e gjakut. Nëpër përralla dhe legjenda, qeniet mitike si vampirët dhe ujqërit janë të pajisur me super-zhdërvjelltësi, me aftësi për të lëvizur me një ekuilibër delikat dhe me një koordinim dhe reflekse të jashtëzakonshme.

Në jetën reale, një kombinim i gjenetikës dhe trajnimit u jep disa njerëzve mundësinë të lëvizin në një mënyrë mbinjerëzore. I tillë është rasti i pushkatarit legjendar Bob Munden, i cili u testua duke nxjerrë pistoletën dhe qëlluar me saktësi në më pak se 1/10 e sekondës, më shpejt se koha e reagimit të trurit të njeriut të zakonshëm.

Samurai i kohëve moderne Isao Mashi nuk vjen nga periudha e famshme e dinastisë perandorake japoneze Edo. Por super-zhdërvjelltësia e tij – aftësia për të vepruar me ekuilibër, koordinim dhe reflekse të jashtëzakonshme – e ka bërë legjendar. Shkencëtarët janë ende duke punuar për të kuptuar se si truri i ndihmon njerëzit të planifikojnë dhe kryejnë në mënyrë të pandërgjegjshme lëvizje të tilla komplekse. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ç’thonë meteorologët për shkaqet e “stuhisë së shekullit” në Dubai?

Ç’thonë meteorologët për shkaqet e "stuhisë së shekullit" në Dubai?

Incidenti: ja si e “paguan” Von der Leyen mbështetjen për Izraelin

Incidenti: ja si e “paguan” Von der Leyen mbështetjen për Izraelin

Në Evropë po çmenden për këtë frut…

Në Evropë po çmenden për këtë frut…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni