Partia Laburiste (e Punës) në Zelandën e Re, e udhëhequr nga kryeministrja e Jacinda Ardern, e cila fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 17 tetorit, ka zgjedhur një grua Maori – indigjene – në postin e ministrit të Jashtëm për herë të parë.
Burimet lokale raportojnë se Nanaia Mahuta, i cili ishte ministre Maori i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit në koalicionin e mëparshëm qeveritar, u bë ministrja e parë e Jashtme Maori.
Mahuta u zgjodh për herë të parë anëtare e parlamentit në 1996, kur u bë anëtare e parë e popullit autokton dhe përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru.
Mahuta gjithashtu ka një tatuazh tradicional Maori “moko kauae” në mjekër.
Pothuajse gjysma e parlamentit të sapozgjedhur të Zelandës së Re përbëhet nga deputete gra. /tesheshi.com/