Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A janë në rrezik produktet “Made in Italy”?

Thatësira që po kërcënon Gadishullin Apenin, bujqësia nën ankth

by te Sheshi
26/03/2023
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
A janë në rrezik produktet “Made in Italy”?

Dario Nardella, kryebashkiaku i Firenzes, së fundmi kapi një aktivist të lëvizjes “Ultima generazione” (Gjenerata e fundit), duke derdhur bojë të kuqe në fasadën e Bashkisë Palazzo Vecchio. Një tjetër gjest në një seri të këtyre aktivistëve të rinj që sulmojnë artin, kulturën dhe bukurinë për të treguar ndryshimin e klimës.

Këtë ngjarje të pakëndshme kryebashkiaku e ka bërë të ditur më pas në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se janë përdorur 5000 litra ujë për të pastruar bojën e kuqe nga fasada e shekullit të 13-të. Një fakt që shqetësoi shumë qytetarë të atij qyteti, por hapi edhe një sërë polemikash për një tjetër thatësirë ​​të mundshme që i kanoset vendit.

Duke qenë se nuk ka pasur reshje të mjaftueshme këtë dimër, ekziston rreziku real për një tjetër verë të thatë. Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme vitin e kaluar për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vitet e fundit, e cila goditi zonat përreth lumit Po, më i madhi në vend. Tashmë autoritetet italiane po përgatisin një dekret për ndarjen e 7.8 miliardë eurove për sanimin e pasojave ku prioritet për muajt në vijim është sigurimi i një sasie të mjaftueshme uji për familjet dhe kompanitë, në radhë të parë ato të sektorit bujqësor.

Thatësira e dukshme nga hapësira

Për shkak të pasojave të thatësirës së vitit të kaluar dhe një dimri tjetër të butë pas nesh, ishulli San Biagio, i cili ndodhet në mes të liqenit Garda në veri të Italisë, mund të arrihet në këmbë, duke qenë se uji është tërhequr, gjë që zakonisht ndodh gjatë verës. Ky liqen, së bashku me liqenin e Komos, janë rezervat më të mëdha ujore italiane dhe ku niveli i ujit aktualisht është në kufirin e minimumit.

Gjithashtu, situata në lumin Po është ende nën mesataren, d.m.th. niveli i ujit është 61 për qind më i ulët se normalja, ndërsa në Alpe këtë dimër ka pasur 53 për qind më pak borë.

Kjo foto e 15 shkurtit e marrë nga sateliti Sentinel 2 nga programi i vëzhgimit të Tokës i menaxhuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Komisioni Evropian tregon zona të zgjeruara të shtratit të lumit të tharë të lumit Po, si rezultat i thatësirës ekstreme që ka goditur luginën e lumit për të dytin vit radhazi. Ulja e nivelit të ujit dhe ndryshimi i peizazhit përreth janë evidente nëse krahasohen imazhet satelitore të shkurtit 2021 dhe këtij shkurti, dhe sipas të dhënave nga Observatori për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Territorit dhe Ujërave në Piacenza dhe Kremoneze, ku lumi ka arritur nivelin më të ulët ndonjëherë.

Burimet ujore të rrezikuara

Verën e kaluar, në rajonin e Piemontes, i cili ishte më i prekuri nga thatësira, shumë bashki duhej të përdornin cisterna për të furnizuar popullsinë. Edhe pse qeveria po përgatit tani një plan kombëtar për të siguruar ujë të pijshëm të mjaftueshëm për familjet dhe bizneset, ekspertët besojnë se shumë varet nga reshjet në pranverë.

Emanuele Romano, një studiues në Institutin e Kërkimeve të Ujit IRSA të Italisë, thotë se në rrethin e lumit Po, reshjet e shiut këtë dimër ishin nën mesataren, por jo aq sa vitin e kaluar. Prandaj situata këtë janar ishte disi më e mirë se në tetor 2022, por sigurisht që nuk mundësoi rikuperimin e burimeve ujore të rrezikuara.

“Ka shumë pasiguri për momentin. Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se disa burime ujore kërkojnë shumë kohë për t’u mbushur”, thotë Romano, duke shtuar se shumë varet nga sasia e reshjeve.

“Nëse reshjet janë mbi mesataren gjatë pranverës, ne do të rikuperojmë deficitin e vitit të kaluar, por kjo nuk do të thotë rikuperim i menjëhershëm”, pohon Romano.

Humbje të mëdha për fermerët

Sipas të dhënave nga sindikata italiane e bujqësisë Coldiretti, thatësira e vitit të kaluar kërcënoi më shumë se 30 për qind të prodhimit bujqësor në vend dhe gjysmën e fermave, veçanërisht ato ku prodhohet proshuta më e famshme e Parmës (Prosciutto di Parma).

Uji i kripur i detit, i cili depërtoi në shtratin e këtij lumi, shkatërroi edhe shumë kultura bujqësore. Nëse situata nuk ndryshon ndjeshëm, pasoja të rënda janë të mundshme për bujqësinë italiane dhe produktet që mbajnë etiketën “Made in Italy”.

Gian Marco Centinaio, ish-ministri i Bujqësisë, thotë se vapa ekstreme dhe mungesa afatgjatë e reshjeve e vendosin sektorin agroushqimor gjithnjë e më të varur nga vendet e huaja, nga të cilat po vijnë 64 për qind e grurit, 47 për qind e misrit për ushqimin e kafshëve, 44 për qind e grurit të fortë për makaronat dhe 27 për qind e elbit.

Nëse nuk ka shi të mjaftueshëm, Italia mund t’i thotë lamtumirë prodhimit të domates së vonë, si dhe shumë lloje perimesh. Siç paralajmëron sindikata Coldiretti, të korrat tashmë kanë filluar të mbërrijnë dhe situata aktuale është më e keqe se vitin e kaluar kur pati humbje prej të paktën 6 miliardë eurosh.

Fermerët mbollën pothuajse 8,000 hektarë më pak oriz këtë sezon, për një total prej 211,000 hektarësh, më pak në 30 vjet. Gjithashtu, është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mbjelljen e misrit, i cili është i nevojshëm për të garantuar ushqimin e bagëtive për prodhimin e qumështit nga i cili prodhohen djathrat e famshëm italianë.

Projekti i rrjetit të liqeneve depozituese

Në veri të Italisë gjatë vitit 2022 ranë 40 për qind më pak reshje dhe temperatura këtë janar ishte 1.41 gradë më e lartë se mesatarja. Niveli i ulët i ujit të lumit më të madh të Italisë, si dhe potenciali i pakët ujor që ruhet në formën e borës në Alpe dhe Apenine, janë tashmë probleme reale me të cilat duhet të përballet ky vend.

Ettore Prandini, president i sindikatës Coldiretti, thotë se ka një projekt për krijimin e një rrjeti rezervuarësh të vegjël për të ruajtur ujin në rast thatësire, që nuk do të kërcënonte peizazhin.

“Një projekt i tillë është zbatuar në Belgjikë dhe ne duhet të mendojmë për ndërtimin e liqeneve artificiale në rajonin e lumit Po”, beson Prandini dhe shton se vetëm kur të zbatohet një projekt i tillë, Italia mund të mendojë për sovranitetin ushqimor duke rritur prodhimin, pra duke reduktuar varësinë nga importuesit e huaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

Shuhet një ndër kokat e teknologjisë kompiuterike

Shuhet një ndër kokat e teknologjisë kompiuterike

Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni