Aspirant për t’u bërë numri një i Kosovës si presidenti, Hashim Thaçi, ka lënë të nënkuptar se emri i tij ka dhe përkrahjen e Shtetevë të Bashkuara, por zëdhënësi zëdhënësi i ambasadës amerikane në në Prishtinë, Philip Dreëry, ka thënë se Uashintoni nuk përkrah asnjë emër të përveçëm për president.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin institucionet demokratike të Kosovës, duke përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit. Por SHBA nuk përkrahin asnjë kandidat individual për president”, është shprehur Dreëry, për Koha Ditore.
Udha e Thaçit për t’u bërë president nisi që me krijimin e marrëveshjes qeverisëse me LDK-në, e tipit PD-LSI në Shqipëri, që më shumë se sa zgjidhi, krijoi telashe të tjera për Kosovën, sidomos në cilësinë qeverisëse. /tesheshi.com/