Beogradi e Prishtina janë përplasur së fundi për Grenadën. Ishte ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ai që njoftoi me eufori diplomatike se ky vend e ka tërhequr njohjen.
Daçiç ka cituar homologun e tij nga ky vend, Pjetër David, që pas një takimi me të ka deklaruar se “qeveria e Grenadës do të shfuqizojë të gjitha vendimet ose deklaratat e mëparshme lidhur me statusin e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Grenadës përdor këtë mundësi për të përsëritur shprehje të respektit maksimal ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë”.
Por nga Prishtina zyrtare është reguar duke u thënë se asnjë tërheqje të njohjes nga Grenada.
Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli, tha se kjo është vetëm një gënjeshtër e radhës.
“Është vetëm gënjeshtra e radhës si rezultat i krizës së politikanëve serbë. Me Granadën kemi marrëdhënie diplomatike dhe relacione të mira ndërshtetërore”, tha Hoxholli.
Grenada ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, për një ditë me Libinë. /tesheshi.com/