Ilir Meta, prej muajsh në qeli, ka rrëfyer për Ora News detaje nga jeta e atyshme, pas hekurave.
Siç ndodh me qënien njerëzore, ai tashmë duket i përshtatur me realitetin e një të burgosuri, e paimagjinueshme për të deri ditën kur iu vunë prangat.
“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme”, tha Meta, por duke mos përmendur emra konkretë.
Ai sigurisht që ka bërë dhe pak politikë, në rastin kur ka rrëfyer mbajtjen e higjenës përsonale.
“Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen një ose dy orë, mbushim bidonat për t’u larë”.
Kujtojmë se në burg prej muajsh gjendet dhe Erjon Veliaj, tjetër figurë e lartë e politikës pas hekurave. Edhe ai, ashtu si Meta, fillimet në qeli i ka përjetuar dramatikisht, por më pas, ditë pas dite, i është përshtatur realitetit të ri në zymtësinë e një qelie. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë dëshirë që të dalin prej atyre. Jeta pas hekurave është padyshim e bukur. /tesheshi.com/