Një incident i vogël ka shoqëruar vizitën e Papa Françesku gjatë vizitës në Poloni. Kreu i Vatikanit, i cili konsiderohet si “njeri i shenjtë” sipas besimit të krishterë katolik, është rrëzuar teksa ka qenë duke u ngjitur drejt një altari në ambient të hapur, për të mbajtur një meshë.
Priftërinjtë që ndodheshin afër tij nxituan shpejt ta ndihmonin e t’i rregullonin pelerinën karakteristike.
Ndërkohë, mesha vijoi siç ishte planifikuar dhe Papa mbajti një fjalim të gjatë përpara dhjetëra mijëra besimtarëve të mbledhur nën këmbët Manastirit të Jasna Goras, në qytetin jugor të Czestochoëas.
Një ditë më parë, kreu i Vatikanit, tha se bota është në luftë, dhe sipas tij, aspak për ndasi fetare, por për interesa materiale, për para. /tesheshi.com/